Si Luhet Murlan
Rregullat kryesore te Murlanit ne shqip: qellimi, letrat, kombinimet, radha e lojes, kalimi, pikezimi dhe dhomat private.
1. Qellimi i lojes
Murlan luhet zakonisht me kater lojtare. Qellimi eshte te heqesh te gjitha letrat nga dora para lojtareve te tjere. I pari merr rezultatin me te mire, i dyti dhe i treti marrin me pak pike, kurse lojtari i fundit merr zero.
2. Letrat dhe renditja
Murlan perdor nje pale me 54 letra: 52 letrat klasike plus Jokeri i zi dhe Jokeri i kuq. Renditja nga letra me e ulet te me e larta eshte:
3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, J, Q, K, A, 2, Jokeri i zi, Jokeri i kuq.
Dora e pare hapet nga lojtari qe ka 3 spathi. Ajo leter duhet te perfshihet ne hedhjen e pare.
3. Kombinimet ne Murlan
Kombinimet me te zakonshme jane:
- Teke: nje leter.
- Dyshe: dy letra me te njejten vlere.
- Treshe: tre letra me te njejten vlere.
- Bombe: kater letra me te njejten vlere.
- Peshore: pese ose me shume letra radhazi.
4. Radha dhe kalimi
Kur vjen radha jote, duhet te hedhesh nje kombinim me te forte se ai qe eshte ne tavoline, ose te kalosh. Zakonisht duhet te ruash te njejtin lloj dhe numer letrash. Kur te gjithe kalojne, lojtari qe hodhi kombinimin e fundit hap serine e re.
5. Pikezimi dhe shkembimi i letrave
Nje pikezim i perdorur shpesh jep 3 pike per lojtarin e pare, 2 pike per te dytin, 1 pike per te tretin dhe 0 pike per te fundit. Pas dores, lojtari i fundit zakonisht i jep fituesit nje leter te forte dhe merr mbrapsht nje leter me te ulet, sipas rregullit te tavolines.
6. Luaj Murlan online ose offline
Aplikacioni Murlan te lejon te ushtrohesh offline kunder AI, te luash ranked FFA ose 2v2 online, dhe te hapesh dhoma private me kod ftese per miqte.
FAQ
Pyetje per Murlan
Si luhet Murlan?
Hidh nje kombinim me te forte se tavolina ose kalo radhen. Qellimi eshte te mbarosh letrat para kundershtareve.
Cila eshte letra me e forte?
Jokeri i kuq eshte letra me e forte, pas Jokerit te zi dhe 2-shit.
A luhet Murlan online?
Po. Murlan ka ndeshje online ranked, dhoma private dhe praktike offline kunder AI.